Mijëra protestues pro-palestinezë kanë nisur të marshojnë në qendër të Londrës duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Marshimi, i organizuar nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës, u nis nga Sheshi i Parlamentit pak para orës 13:00 GMT (sipas kohës lokale) dhe do të kalojë përmes Whitehall përpara se të përfundojë në Hyde Park.
Ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn ishte mes atyre që mbanin pankarta në frontin e turmës.
Një numër i madh i Policisë Metropolitane mund të shiheshin përreth sheshit, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Në ekspozim mund të shiheshin pankarta, të cilat mbanin slogane, duke përfshirë “Stop gjenocidit në Gaza” dhe “Nga lumi në det”.