Në delegacioni e Malit të Zi ka vota pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

0 minutes, 47 seconds Read

Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur për kundërshtimin që ka shfaqur për anëtarësimin e Kosovë në KiE.

Në seancën e sotme, ajo ka theksuar se në delegacionin e Malit të Zi ka anëtarë që janë pro anëtarësimit të Kosovës dhe kundër.

Design Plus Carousel Ad

“Ka pasur shumë diskutime për votën, kemi të drejtë të vendosim vet. Për sa i përket delegacionit të Malit të Zi do të ketë vota pro dhe kundër, unë jam, zëri i atyre që më kanë votuar”.

“Nuk po e ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbisë duke e shtyrë para anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill me këtë ngut. Duhet pasë parasysh që nuk janë plotësuar kushtet, kemi premtimet se kur do të ndodhin ato”, ka thënë Vukiçeviq./Klan Kosova

Publikime te ngjashme