Skuadra franceze e Lille ka mposhtur Lensin në derbin francez të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të Francës, raporton Sinjali Sporti.
Ndeshja u vendos nga ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili me dy golat e tij ishte protagonisti kryesor i sfidës.
Lille triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Lensit, ku Zhegrova me nga një gol në secilën pjesë i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij, përpara se klubi i tij të ndëshkohej me një gol menjëherë pas zëvendësimit të tij.
Me këtë fitore, Lille tani ngritet në pozitën e tretë me 46 pikë, një më pak sesa vendi i dytë, ku ndodhet Bresti me 47 pikë./GazetaSinjaliSport