Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dhënë detaje për votimin e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se pjesëmarrësit e Komititetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci u ndanë në dy anë atë të Serbisë që kundërshtoi pikën, si dhe atë të Kosovës që ishte pro.
“Deputetët janë të ndarë, në njërën anë Serbia që kundërshtoi dhe nga ana tjetër pothuajse një konsensus në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës”.
“Raportimi u votua me 31 vota, 4 kundër dhe 1 abstenim”, ka thënë Tahiri