Kreu i diplomacisë amerikane paralajmëroi edhe një herë ministrin e mbrojtjes të Izraelit kundër rreziqeve të një ofensive tokësore në shkallë të gjerë në Rafah.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken “kujtoi mbështetjen e SHBA-së për shkatërrimin e Hamasit, përfshirë në Rafah, por përsëriti kundërshtimin e tij ndaj një operacioni tokësor në shkallë të gjerë në Rafah.
Blinken “nënvizoi se ka alternativa ndaj një pushtimi tokësor në shkallë të gjerë që do të lejonte garanci më të mira për sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve palestinezë”.
Takimi i Blinken dhe Galland u zhvilluan dje në Uashington pasi Izraeli anuloi vizitën e delegacionit të tij të lartë në kryeqytetin amerikan.
Anulimi u vendos si përgjigje ndaj abstenimit të SHBA gjatë një votimi mbi një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që favorizon në mënyrë specifike shpalljen e një “armëpushimi të menjëhershëm” në Rripin e Gazës. Uashingtoni ka vënë veton tre herë që nga 7 tetori për të parandaluar miratimin e vendimeve të tilla.
Sipas zëdhënësit, qeveria izraelite nuk ka paraqitur një plan “të besueshëm” për evakuimin e afro 1.5 milion njerëzve nga Rafah, shumica dërrmuese e zhvendosur nga bombardimet në Rripin verior të Gazës.
Një operacion i tillë do ta bënte Izraelin “më pak të sigurt” dhe “do të dëmtonte pozitën e tij në botë”, këmbënguli zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, pasi SHBA-ja është nën presion për të zvogëluar mbështetjen e saj ushtarake dhe politike për qeverinë e Izraelit./GazetaSinjali