Të paktën shtatë persona ranë në lumë në Baltimore pasi ura në qytetin amerikan të Baltimores u godit nga një “anije e madhe” rreth orës 01:30 të mëngjesit, duke bërë që struktura të shembet si një shtëpi prej letrash.
Edhe disa automjete ranë në ujë dhe tani një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar, njoftoi shërbimi zjarrfikës.
Punonjësit ka të ngjarë të jenë në ujë, thotë policia, pasi u shemb Ura e Francis Scott Key.
Nuk ka raporte zyrtare për viktima për momentin, dhe Roja Bregdetare e SHBA dhe agjenci të tjera shtetërore të Maryland-it i janë bashkuar operacionit të shpëtimit.
Ekzekutivi i kontesë së Baltimores, Johnny Olszewski thotë se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi Ura Francis Scott Key e qytetit u shemb.
“Jam në dijeni të situatës në urën Key dhe mbetem në komunikim të rregullt me shefin e zjarrfikësve dhe menaxherin e operacioneve emergjente”. Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar. Ju lutemi lutuni për të prekurit”, tha ai.
The Francis Scott Key Bridge in Baltimore, Maryland which crosses the Patapsco River has reportedly Collapsed within the last few minutes after being Struck by a Large Container Ship; a Mass Casualty Incident has been Declared with over a Dozen Cars and many Individuals said to… pic.twitter.com/SsPMU8Mjph
— OSINTdefender (@sentdefender) March 26, 2024