Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka zhvilluar një takim me drejtuesin e odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe atë të Serbisë, Marko Çadezh
Në takim siç bën të ditur, diplomati amerikan në një postim më platformën X është folur mbi mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, shkruan Hovenier.