Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmën që do t’ia dërgojë Ukrainës me pajisje ushtarake.
Ai ka thënë se pavarësisht që Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet, është për t’u lavdëruar ndihma ndaj saj në luftën kundër pushtimit rus.
“Edhe pse Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, duke e mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme, ju lumtë”, ka shkruar Rohde.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takimin e së martës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës ka njoftuar për paketën e mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme.
Ai ka thënë se Kosova do të dërgojë dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake.
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1770192563930010101