Analisti Rron Gjinovci ka thënë se Shqipëria dhe Serbia si duket po bëjnë bashkim-vllaznimi oligarkik.
Kjo sipas Gjinovcit, se në Shqipëri dhëndëri i Trump do ta marrë ishullin e Sazanit, kurse investimet e paralajmëruara do t’i promovojë me kënaqësi.
“E kur atyre u del në rrugë dikush që ua pengon krimin, ata bashkohen dhe godasin flliqt, në këtë rast Kosovën demokratike.
Në fund këta do të humbin, Kosova ka me fitu”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Shqipnia dhe Serbia, bashkim-vllaznimi oligarkik
Pse Shqipnia zyrtare na e ka kthy shpinën? Dhe ju duket e pabesushme kur unë them që Shqipnia zyrtare është kryekëput me Serbinë kundër Kosovës e më akuzoni si përçarës.
Qe ilustrimi me foto dhe me tekst se pse ajo që thom ka shumë kuptim:
1. Të dy vendet kanë demokraci të dobët, zgjedhjet i kanë të komprometume, ndërkohë opozitën e pafuqishme.
2. Si pasojë e demokracisë së dobët, grupet mafioze që shpeshherë quhen “oligarkë” lulëzojnë në bashkëpunim me politikën, deri në një pikë ku ma nuk dihet kush është vendimmarrësi.
3. Ata që i lidhë krimi, nuk i ndan dot patriotizmi e atdhedashuria.
4. E kur atyre u del në rrugë dikush që ua pengon krimin, ata bashkohen dhe godasin flliqt, në këtë rast Kosovën demokratike.
Në fund këta do të humbin, Kosova ka me fitu✊️
Gjinovci “godet” Ramën e Vuçiqin: Kur dikush ua pengon krimin, ata godasin flliqtë – Në fund këta do të humbin, Kosova ka me fitu