Ish-hetuesi, Murat Mehmeti, ka deklaruar se ka gjyqtarë e prokurorë nga Kosova, që kanë marrë pasaporta në Beograd të Serbisë.
Ai në “Five” tha se ka informata të sigurta që disa prokurorë e gjyqtarë shqiptarë nga Kosova janë paisur me pasaporta serbe.
“Strukturat sigurisë është dashtë me ditë kush nga gjyqtarët e prokurorët morën pasaporta në Beograd. Unë e di që ka,, këta është dashtë me I ditë këto sene. Pse u ka dhënë pasaporta çfarë interesi ka pas”, tha ai.
Sipas tij strukturat e sigurisë në Kosovë duhet të japin përgjigje se për këtë çështje.
“Nëse një gjyqtarë e prokuror shërohet në spital ushtarak… e kam fjalën për shqiptarë. Strukturat e sigurisë është dashtë ta japin një përgjigje. Nuk është krejt politik dhe kalkulim i sigurisë, të dy janë eksponentë të Serbisë. Njoh së pakti 5 qytetarë serbë që janë intervistu nga strukturat e sigurisë së Serbisë dhe tërë kohën kanë qenë Veselinoviq dhe Radoiciq”, tha ai.
Mehmeti ka thënë se i din edhe emrat e prokurorëve e gjyqtarëve që kanë marrë pasaporta të Serbisë por që sipasj tij nuk do i përmend publikisht.