I ka vetëm 11 vjet dhe raporton për luftën, njihuni me palestinezen që nuk frikësohet ta kryejë detyrën e gazetares në Gaza

1 minute, 14 seconds Read

Një vajzë 11-vjeçe nga Rripi i Gazës ka arritur të fitojë vëmendjen e shumë mediave botërore për një veprim që ajo po e bën, dhe shumëkënd po e habit me guximin.

Bëhet fjalë për Sumayya Wushah, një prej gazetareve më të reja në moshë që vepron në Gazë dhe raporton për palestinezët.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjatë një interviste të dhënë për Al Jazeera, kjo vajzë e re ka bërë të ditur se nuk frikësohet të raportojë nga qyteti i shkatërruar nga lufta në Rripin e Gazës.

Në këtë qytet që nga fillimi i luftës më 7 tetor mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, janë vrarë mbi 100 gazetarë, por kjo nuk e dekurajoi fare palestinezen e re.

Ajo theksoi se nëna dhe babai fillimisht ishin kundër idesë dhe vendimit të saj që të raportojë për luftën, duke ditur se gazetarët ishin cak i sulmeve.

Megjithatë kur panë këmbëngulësinë dhe vendosmërinë e saj që të kryejë këtë punë, ata u pajtuan dhe e mbështetën në çdo veprim.

Për punën thotë se është frymëzuar nga gazetarja e televizionit Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, veterania e gazetarisë që u vra nga forcat izraelite në Jenin.

11-vjeçarja edhe para luftës në Rripin e Gazës kishte ëndërruar që një ditë të bëhet gazetare, dhe të shfaqet para ekraneve televizive.

Publikime te ngjashme