Vrasja e Edmond Mustafës në Mal të Zi, arrestohet autori

0 minutes, 26 seconds Read

Policia malazeze ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 29-vjeçarit shqiptar, Edmond Mustafa paraditen e së martës në Tivar.

Mediat atje raportojnë se autori i dyshuar është identifikuar si Dino Ibrahimovic.

Design Plus Carousel Ad

Sipas dëshmitarëve okularë, në drejtim të Mustafës është qëlluar më shumë se 10 herë dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Mediat raportojnë se në momentin e vrasjes, Mustafa ishte me motrën e tij.

Viktima dyshohet se është pjesëtar i klanit “Skaljar”.

Publikime te ngjashme