Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për largimin e shqiptarëve me forcë e dhunë nga Mitrovica në shkurtin e vitit 2000.
Ishin strukturat kriminale serbe të cilat larguan nga Mitrovica mijëra qytetarë shqiptarë, por edhe vranë e plagosën dhjetëra të tjerë.
E krejt kjo Miftari thotë se kishte ndodhur para ushtarëve të NATO-s dhe para 8 mijë policëve të UNMIK-ut në Kosovë.
Nga veriu i Kosovës, grupet kriminale serbe larguan mbi 15 mijë civilë shqiptarë.
Miftari akuzon Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Agim Çekun për këtë që ndodhi atje.
“Krimi është planifikuar nga strukturat ushtarake, inteligjente, policore, paramilitare serbe të dirigjuara nga Serbia në abshkëpunim të ngushtë me KFOR-in francez, gjegjësisht shërbimin fracnez DGSE dhe të agjentëve të tyre në Kosovë si me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun, komandant Shpatin… të cilët ose u tradhtuan dhe mashtruan nga DGSE-ja, ose për intereas të tyre politike e materiale e tradhtuan atdheun e tyre Kosovën”, shprehet Miftari.
Miftari kërkon nga Parlamenti i Kosovës që të hetohet ky krim, pastrimi etnik në veri, që sipas tij u ndihmua nga disa forca ushtarake policore ndërkombëtare.
“Kuvendi i Kosovës të hetojë dhe të formojë një grup hetues dhe mos të pritet derisa të vdesin të gjithë dëshmitarët. Nëse nuk kanë guxim për t’i hetuar këto krime atëherë le të heqin dorë nga politika dhe atdheu i tyre që është Kosova”, përfundon Naim Miftari, ish-epror i lartë i UÇK-së, TMK-së, G2/ZKZ, gjatë viteve 1998-2001 në Mitrovicë, zona e katër mbrojtëse e Shalës së Bajgorës.