Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Natasha Rombulan dhe Armando Kumarakun.
Gjyshja dhe babai i 10-vjeçarit që nxirrej në TikTok për arsye fitimi.
Armando Kumaraku dhe nëna e tij u arrestuan një ditë më parë nga policia, pasi akuzohen se shfrytëzonin të miturin për përfitime në platformën e videove TikTok.
Dy të arrestuarit postonin video në TikTok me të miturin dhe gjatë muajve të fundit ishin shndërruar në “personazhe” të vërtetë të këtij rrjeti social, duke grumbulluar mijëra shikime dhe pëlqime.
Për ta ishte bërë kallëzim që në dhjetor 2023 nga nëna e të miturit, e cila ishte ndarë nga Kumaraku.
Në videot që ata postonin në TikTok, shfaqej djali i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.