Mbështetja në rrjeteve sociale për cilin do nga VIP-at tonë është kthyer në një mundësi për zhvillimin e karrierës së tyre.
Disa nga personazhe më poshtë janë bërë të pasur e të dashur për publikun e gjerë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ardi dhe Mirdoni
Ish banorët e BBVK, të cilët u cilësuan si dy djem shembuj.
Dashurinë dhe mbështetjen e menjëhershme që e morën brenda dhe jashtë shtëpisë, dyshja po e kontrollojnë mjaftë mirë.
Në Instagram Ardi dhe Mirdoni janë tejet aktive duke informuar ndjekësit e tyre me datat dhe vendet se ku do të performojnë.
Luiz Ejlli
Luizi ishte fenomen që arriti të marrë zemrat e publikut për një kohë të shkurtër por që po e mban të njëjtën rritëm edhe tani
Nga dashuria e madhe e ndjekësve për ta parë e takuar nga afër, Luizi po performon pothuajse çdo natë në koncerte e ceromini private.
Këngëtari i njohur ia pa hajrin këtij formati.
Monika Salihu
Ndonëse emër i njohur për të gjithë, Monikës për karrierën e saj muzikore i dha një shtytje të madhe pjesëmarrja e saj në BBVK.
Menjëherë pas daljes nga shtëpia Monika ia filloj vrullshëm me këngë, bashkëpunime e koncerte.
Si duket pozitiviteti i saj po i pëlqen e po e mban afër me ndjekësit.
Adri dhe Ilirjana
Një ndër çiftet simpatike që treguan jetesën e tyre në të gjitha dimensionet është edhe Adri dhe Ilirjana.
Fama që morën përnjëherë duket se ia ka mbushur verën plot me angazhime në profesion, e në realizimin e këngëve të reja.
Zëri i tyre i veçantë i ka bërë ata të jenë ndër më të kërkuarit për ahengje e koncerte të një pas njëshme
Urojmë që këtë vrull në aspektin e karrierës Vip-at tonë ta shfrytëzojnë për ti dhuruar njerëzve emocion, këngë, e dashuri./Kosovarja.