Analisti Dibran Hoxha ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Debat Plus” se Izraeli është një shtet fashist dhe Kosovës nuk i duhet njohja e saj, ndërsa ka thënë se Serbia nuk është një shtet fashist.
“Izraeli është shtet fashist, çka m’duhet mu ajo njohje prej saj. Shtet që i shtyp të drejtat elementare të njeriut, për çka m’duhet njohja e Izraelit, edhe me ndërmjetësimin e SHBA-ve. Pse… sepse ata kanë heq dorë prej të drejtave elementare të njeriut”, deklaroi Dibran Hoxha.
Pas kësaj deklarate ndërhyri gazetari Lirim Mehmetaj duke e pyetur;
“Pse zotëri po e kërkon njohjen prej Serbisë, kur edhe Serbia është shtet fashist?”
“Jo, jo. Pse a i shkel të drejtat elementare të njeriut, a i vranë mijëra civilë edhe fëmijë Serbia, a…?”, çuditë me përgjigje analisti Dibran Hoxha.
Debatin e kësaj pjese mund t’a ndiqni në videon më poshtë nga min. 1hr:10min