Sot janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Rugovës e më pas ka vizituar edhe familjen e tij.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se gjatë vizitës së Kurtit, është njoftuar familja Rugova që së shpejti nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova.
Familjen Rugova e njoftuam se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, shkruan Kryeziu në Facebook.