Drini Zeqo është rikthyer në studion e Big Brother, pasi një problem familjar e detyroi të ndërpresë përgjysmë garën brenda shtëpisë.
Sot për herë të parë, megjithëse nuk e pati fare të lehtë, Drini tregoi se arsyeja ishte motra e tij, personi për të cilin tha se e donte më shumë në jetë. Moderatori tha se motra e tij vuan nga një problem i shëndetit mendor dhe kishte pasur nevojë për të.
“Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Kur njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e televizionit, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që Big Brother ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të hecësh të kesh dhe një kauz. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauz është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur”-tha Drini i përlotur.