Nata e mbrëmshme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania është përcjellur me debate të shumta nga ana e banorëve.
Ai më i sulmuari ishte këngëtari, Luiz Ejlli, i cili ndonëse ka fituar simpatinë e publikut, në shtëpinë e BBVa të gjithë banorët i janë kthyer kundër.
Megjithatë, një fjalë që u tha nga modelja ka shkaktuar një reagim të madh nga ana e publikut.
Kejvina në debat e sipër iu drejtua Luizit duke i thënë “Unë e kam babanë akoma në jetë”.
Nga shumë kjo po konsiderohet si një fjale i rëndë dhe e pavend nisur nga fakti që Luizi vite më parë ka humbur babanë.
Kujtojmë që Luizi kishte zbuluar për banorët se babai i tij kishte ndërruar jetë rreth dy vite më parë.
Turp❌❌❌#luizejlli #fypシ #bigbrothervipalbania #goviral #albania #bbv2 #luizkiara #kiaratito #bigbrothervipkosova #bbvipalbania #kiaratito #luizkiara #bbvipalbania ♬ Get You The Moon – Kina
Teksa Kejvina tha këtë fjali, Luizi nuk bëri asnjë veprim duke zgjedhur të mos i kundërvihej më shumë.
Ndryshe, kujtojmë që mbrëmë Luizi ishte i shpëtuari i parë nga banorët e nominuar, gjë që ngjalli diskutime të shumta në shtëpinë e famshme./Telegrafi