5 të rinj shqiptar humbën jetën tragjikisht në Greqi, viktimat ishin punonjës sezonal (Video)

0 minutes, 33 seconds Read

Pesë persona me origjinë shqiptare humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Greqi.

Mësohet se viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin shqiptarët hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion.

Nga përplasja e fortë ndërruan jetë në vend 5 të rinjtë shqiptarë.

Shoferi i kamionit mbeti i plagosur lehtë. Mediet greke nuk kanë pulbikuar ende identitetet e viktimave./Albeu.com

Publikime te ngjashme