Një rast tragjik ka ndodhur në Drenas, ku një femër rreth të 40-tat ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.
Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se viktima, Drita Sefer Kiçina, ishte shtetase e Suedisë.
Ajo kishte ardhur në Kosovë para vitit të ri ndërsa dje është gjetur pa shenja jete në banjo.
Viktima kishte jetuar e vetme ndërsa nuk dihen ende rrethanat që kanë quar deri të vdekja.
Policia ka nisur hetimet dhe me urdhër të prokurorit rasti aktualisht është vdekje e dyshimtë.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.
Familjarët e saj kanë njoftuar gjithashtu për vdekjen e saj./IndeksOnline
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/02/426829750_371476945832410_8760048824244516241_n-473x1024.jpg)