Murgjit e dehur u përleshën, duke goditur njëri-tjetrin me duar, këmbë dhe shishe, njëri u plagos rëndë

0 minutes, 46 seconds Read

Një murg rumun 35-vjeçar ishte në gjyq për goditjen e një murgu bjellorus 52-vjeçar pas një debati në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në manastirin Hilandar në Malin Athos në Greqi.

Sipas shkresave të çështjes, 35-vjeçari e ka goditur 52-vjeçarin me këmbë dhe duar, si dhe me një shishe plastike, raporton televizioni grek ERT news.

Murgu 52-vjeçar është dërguar fillimisht në Qendrën Shëndetësore Karion, ku i është dhënë ndihma e parë.

Më pas ai u transferua në Spitalin Poligiros, ku ende po trajtohet për dëmtime në fytyrë.

Murgu i sulmuar ka deklaruar se nuk ka dashur të bëjë kallëzim penal ndaj 35-vjeçarit.

I akuzuari është paraqitur para prokurorit publik dhe akuzohet për lëndim të rëndë trupor dhe është dërguar në gjykimin për kundërvajtje në Gjykatë.

Publikime te ngjashme