Ligji për paga publikohet në Gazetën Zyrtare, mbi 80% të nëpunësve shtetëror nga shkurti do marrin pagat me rritje!

1 minute, 21 seconds Read

Pas nënshkrimit nga presidentja e Republikës së Kosovës, tashmë Ligji i pagave në sektorin Publik, sot, dt. 05.01.2023 është publikuar edhe në gazetën zyrtare, me ç’rast ashtu siç kishte deklaruar edhe kryeministri Kurti ky ligj do filloj të implementohet në shkurt të vitit 2023 ku mbi 80% të nëpunësve të administratës shtetërore do t’i marrin pagat me zbritje, ndërsa edhe pjesa tjetër të cilëve me ketë ligj u janë ulur pagat, vitin e parë do t’i marrin pagat e njëjta, ngase neni 41 parasheh shtesat tranzitore, ku të njëjtëve nuk do u zbritën pagat, e ku këtu bëjnë pjesë në shumicën e rasteve punëtor në institucinet shtetërore që njihen për paga të larta si Agjenci të Pavaraura, Gjykata, Prokurori dhe profesor të universiteteve.

“Neni 41 – shtesa tranzitore

Të punësuarat/it, zyrtarja/i publik/e apo funksionarja/i publik/e, në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, do të përfitojë pagën e re në:

2.1. 100% të shtesës tranzitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

2.3. 50 % të shtesës tranzitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të dytë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Ky ligj shfuqizon të gjitha ligjet dhe rregulloret e veçanta me të cilat më parë janë rregulluar pagat e sektoreve të ndryshëm brenda institucioneve të shtetit.

Në linkun e më poshtëm e gjeni Ligjin për pagat në sektorin publik i cili tashmë është në fuqi:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=68695

 

Publikime te ngjashme