Haradinaj uron Turqinë dhe popullin e saj me rastin e Ditës së Fitores

0 minutes, 48 seconds Read

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës.

“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, me dëshirën për prosperitet dhe paqe për popullin dhe shtetin turk”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova është falenderuese për mbështetjen e Turqisë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

“Jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, është shprehur Haradinaj.

Publikime te ngjashme