Gjesti human i infermiereve turke! Termeti po shkatërronte gjithëçka, ato nuk u larguan nga spitali, vrapuan për të shpëtuar foshnjat në inkubatorë!

1 minute, 34 seconds Read

Numri i të vdekurve nga tërmetet e tmerrshme në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën 33 mijë.

Atje, si pasojë, operacionet e dëshpëruara të shpëtimit po vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë janë dëmtuar në zonën e tërmetit, e cila prek rreth 13 milionë njerëz.

Ndërkohë janë publikuar shumë pamje të dhimbshme dhe tronditëse – por edhe të tilla që të bëjnë të mendosh se ka shumë humanistë të guximshëm në botë.

Në këtë drejtim janë publikuar edhe disa pamje që thuhet se vijnë nga një spital në Turqi, të regjistruara në momentin e tërmetit.

Videoja e dy infermiereve turke që vrapojnë për të mbrojtur foshnjat gjatë tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 është bërë virale në internet.

Infermierët, Devlet Nizam dhe Gazwl Caliskan, zgjodhën të mbronin foshnjat gjatë lëkundjeve në vend që të largoheshin nga ndërtesa.

Pamjet janë shpërndarë edhe nga ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

“Gjatë asaj tronditjeje vendimtare, dy infermiere treguan një sjellje të paharrueshme. Në vend që të dilnin jashtë, infermieret e që punonin në Spitalin Gaziantep İnayet Topçuoğlu, Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal u përpoqën të parandalonin që inkubatorët me foshnja të rrëzoheshin”, ka shkruar Koca në Twitter. /Telegrafi

Publikime te ngjashme