Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve, të dyshuar për vrasjen e të riut në Prizren

0 minutes, 41 seconds Read

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, dhe katër të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Sipas prokurorisë, Hoxhaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Të pandehurit R.S dhe B.M akuzohen për veprën penale “Manipulimi me prova”, ndërsa R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

“Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet më tej në njoftimin për media.

Publikime te ngjashme