Me ftesë të presidentit Trump: Vjosa Osmani udhëton drejt Washingtonit për një mision historik të paqes

0 minutes, 57 seconds Read

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht drejt Washingtonit për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes. Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, ky angazhim i rëndësishëm vjen me ftesë të drejtpërdrejtë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ku Osmani do të jetë krah liderëve të tjerë botërorë.

Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në këtë bord — jo vetëm si anëtare, por edhe si shtet bashkëthemelues — si një prej zhvillimeve më kulmore të politikës së jashtme në vitet e fundit. Ky hap konsiderohet një arritje strategjike që fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete. Synimi ynë është mbështetja e stabilitetit në rajonet e prekura nga konfliktet dhe promovimi i një të ardhmeje të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët,” ka deklaruar Presidentja Osmani. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme