Një polic u lëndua pas hedhjes së gjësendeve të forta nga tifozët në lojën Prishtina-Trepça

Një polic ka pësuar lëndime trupore pasi disa nga tifozë kanë hedhur gjësende të forta, ndër të tjera edhe ulëse të palestrës pas ndeshjes basketbollistike Prishtinë-Trepça. Policia njofton përmes raportit se zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë rasti po hetohet nga njësitet përkatëse. “Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike, disa nga tifozët kanë hedhur gjësende […]

Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz – në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës. Në fjalimin e tij, Kurti bëri thirrje që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të […]

Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve

Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të mërkurën në një konferencë shtypi, ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi Danilo Sharanoviç. Sharanoviç tha se 7 policë janë arrestuar të martën në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet […]

Zvicra i kërkon Serbisë të mos e bllokojë Kosovën, e Kosovës të themelojë Asociacionin

Përfaqësuesja e Zvicrës në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga të dy palët t’i realizojnë premtimet e tyre. Në fjalën e saj, ajo i bëri thirrje Serbisë të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare. “I bëjmë thirrje Serbisë që të heq çdo paqartësi në lidhje me përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve dhe […]

Britania e Madhe: E mbështesim Kosovën në aspiratat për integrim

Britania e Madhe ka deklaruar se është mbështetëse për aspiratat e Kosovës në integrimin evropian, duke i kërkuar njëkohësisht zbatimin e dakordimeve me Serbinë në Bruksel. Përfaqësuesi i Britanisë në Këshill të Sigurimit i ka bërë thirrje Serbisë që t’i mbajë në përgjegjësi kryerësit e sulmit në Banjskë në shtatorin e 2023-s. “Lista Serbe e […]

Përfaqësuesja japoneze në OKB: Personat e agresionit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Shino Mitsuko, përfaqësuesja e Japonisë, ka bërë thirrje që të dalin para drejtësisë personat që kanë kryer agresionin në Banjskë. “Ne pranojmë zhvillimet pozitive në Kosovë bazuar në zbatimin e ligjit, dhe stabilitetit relativ në mbarë regjionin. Ato çka ndodhën në tërësi dhe palët që i kanë kryer duhet të hetohen. Gjithashtu vëmë në pah […]