Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova s’e ka ndërmend të bëjë ushtri më të madhe apo më të fuqishme sesa Serbia tani. Por sipas Kurtit, Kosova duhet të bëjë kapacitete dhe aftësi ushtarake të tilla që sulmin e mundshëm të Serbisë, ta bëjnë të paleverdishëm. “Ata e provuan me njësitë paramilitare me […]
“Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq, të gjithë këta i përkasin strukturave paramilitare në Serbi, të cilët kanë prona të mëdha, pasuri marramendëse, të cilët organizojnë elementët kriminale për ta destabilizuar Kosovën”. Kështu u shpreh në A2 CNN kryeministri Albin Kurti teksa foli për lidhjet që ka Serbia me kriminelët në veri. Më tej, ai bëri edhe […]
Spanjës po i bëhet thirrje nga dy fronte të ndryshme politike të brendshme që ta njohë Kosovën si shtet i pavarur. Pyetja e paraqitur nga Deputeti i partisë Movimiento Sumar, Vidal Matas, është pranuar nga Kongresi i Deputetëve të Spanjës dhe pritet të vendoset në rendin e ditës për diskutim. “Pyetje për qeverinë me përgjigje […]
Kryeminsitri Albin Kurti, teksa bëri një rezyme të historisë së propozimeve për Asociacionin, tha se ai nuk mund të gabojë me këtë çështje. Ai risolli në mendje marrëveshjen e vitit 2013 mes Thaçit dhe Daçiqit për të cilin Serbia insiston se duhet të zbatohet, por që vetë e ka shkelur me të dyja këmbët. “Asociacioni […]
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Röhde ka thënë që Drafti i BE-së për Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe ka qenë i mirë. “Gjermania gjithmonë ka thënë, dhe unë gjithmonë kam thënë, që Kosova i përket Këshillit të Evropës, jo vetëm Gjermania, por edhe anëtarët e QUINT-it [që nuk janë anëtarë të Këshillit të Evropës] […]
Opinioni kosovar sot është tronditur nga lajmin për arrestimin e dy shqiptarëve të Kosovës të dyshuar për spiunazh. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë me dije se të dyshuarit janë arrestuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot […]
Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47, përcjell Reporteri.net. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, policia thotë se në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu […]
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Spiunazh’. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Prokurorisë Speciale. Njoftimi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës […]
Gjatë muajit prill ka ndodhur një rast i rëndë në Dragash, ku ish-dhëndri dyshohet se plagosi vjehrrin. Ish-vjehrri Kadri Qusaj ishte dërguar me plagë drejt emergjencës, teksa Omer Muhameti kishte përfunduar në pranga të policisë. Në lidhje me këtë rast ka folur ish-gruaja e Omer Muhametit në kushte anonimiteti, duke përshkruar dhunën që ka pasur […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur lidhur me raportet “e tensionuara” së fundmi mes saj dhe kryeministrit Albin Kurti. Ajo para mediave tha se nuk ka luftë politike me Kurtin e askënd tjetër dhe se çdo problem është i tejkalueshëm kur është në pyetje interesi nacional. Ajo ka u ka bërë thirrje institucioneve dhe […]
