Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviq binshem në rezultatet preliminare, por presidenti do të dihet vetëm pas balotazhit më 2 prill

1 minute, 22 seconds Read

Sot në Mal të Zi janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Kështu, sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT), deri në orën 20 votuan 63.6 për qind ose rreth 344.700 votues, shkruajnë mediat në Mal të Zi, përcjell Telegrafi.

CDT kujtoi se 73,3 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, 63,9 për qind në zgjedhjet presidenciale 2018 dhe 76,6 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare të 2020 deri në orën 20:00.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat në Mal të Zi, kandidati presidencial i DPS-së Milo Gjukanoviq pritet të dalë fitues me 36.2 për qind të votave, sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI (Qendra për Monitorim dhe Hulumtim – një organizatë joqeveritare), në 33.5 për qind të mostrës së përpunuar.

Të dhëna të publikuara ndërkohë nga mediat në Mal të Zi

Ndërsa kandidati tjetër Jakov Milatoviq ka 23,9 për qind, ndër tjerash, Andrija Mandiq i Frontit Demokratik 23,4 për qind dhe Aleksa Beçiq i Malit të Zi Demokratik 11,9 për qind.

Kujtojmë se nëse asnjë kandidat nuk merr numrin e duhur të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, pra më 2 prill.

Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave.

Analistët kishin paralajmëruar se emri i fituesit do të bëhet i ditur në balotazhin që mund të mbahet më 2 prill, nëse të dielën asnjëri prej kandidatëve nuk fiton mbi 50 për qind të votave./Telegrafi

Publikime te ngjashme