Zelensky do të marrë pjesë online në samitin e G7

0 minutes, 34 seconds Read

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë online në samitin e G7 në Hiroshima, njoftoi qeveria japoneze.

Më herët, zyrtarët ukrainas lanë të hapur mundësinë që presidenti Zelensky të marrë pjesë personalisht në samitin e G7.

Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar Ikhor Sofkva, nënkryetar i zyrës presidenciale të Ukrainës, përgjegjës për politikën e jashtme, fillimisht raportoi se takimi personal midis Zelensky dhe krerëve të shteteve dhe qeverive të G7 do të varej nga situata ushtarake.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, gjatë vizitës së tij në Ukrainë, e kishte ftuar Zelensky të marrë pjesë online në samitin e G7, i cili fillon të premten.

Publikime te ngjashme