Zbulohen detaje për vrasjen e Ahmet Krasniqit: “Në Speciale kryeinformatori ka ‘sqaraur’ kush është urdhërdhënësi dhe ekzekutori!”

1 minute, 10 seconds Read

Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj

Më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë është vra minsitri i Mbrojtjes, koloneli Ahmet Krasniqi.

Kjo vrasje, mbeti enigmë ashtu siç mbetën shumë vrasje të tjera politike që ndodhën në Kosovë.

Për vrasjen e kolonel Krasniqit, ka shkruar sot familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Kjo familje, thotë se vrasja e Krasniqit dhe shumë vrasje të tjera politike do të gjykohen nga historia dhe nga Gjykata Speciale.

Në një postim në rrjetin social Facebook, familja Imeri zbulon se tashmë kryeinformatori i parë i Gjykatës Speciale, ka pasur vullnetin që të ‘sqarojë’ se kush ishin urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.

Fmilja Imeri shkruan se vrasja e kolonelit dhe shumë vrasje tjera pas tij janë kryer nën urdhërat e drejtorisë politike – SHIK-ut.

Reagimi i plotë:

– Lavdi figurës atdhetare, ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit.

– Ata që organizuan këtë vrasje dhe vrasjet tjera politike do t’i gjykoje historia dhe Gjykata Speciale.

– Një falënderim i veçantë shkon për kryeinformatorin e parë vullnetar të Gjykatës Speciale i cili ka pasur vullnetin ta ‘sqarojë’ se kush ishin urdhërdhënësit dhe kush ekzekutorët.

– Të shohim sa janë kredibile provat dhe materialet tjera të tij.

– Kolonel nuk do të harrojmë kurrë as ty as ata që u vranë pas teje nga urdhërat e Drejtorisë Politike –SHIK-ut.

Publikime te ngjashme