Zbardhet letra tronditëse e Cole Allen: Mesazhi për familjen dhe lista e shënjestrave para të shtënave në shtëpinë e bardhë

1 minute, 35 seconds Read

Sipas raportimeve të rrjetit prestigjioz amerikan NBC News, personi i dyshuar për sulmin me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, u ka lënë një shënim anëtarëve të familjes së tij përpara se të niste të shtënat.

Në këtë letër, Cole Allen u ka kërkuar falje prindërve të tij, si dhe kolegëve e kalimtarëve të rastit, për aktin të cilin ishte gati ta ndërmerrte, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“U kërkoj falje të gjithëve… që pësuan përpara se të isha në gjendje ta provoja këtë, si dhe të gjithë atyre që mund të vuajnë ende pas kësaj, pavarësisht nëse përpjekja ime do të rezultojë me sukses apo dështim”, citohet të ketë shkruar ai.

Ai ka potencuar se ky veprim mund t’u ketë shkaktuar një “surprizë të madhe shumë njerëzve sot”, dhe ndonëse nuk e ka apostrofuar drejtpërdrejt emrin e Donald Trump në shkrimet e tij, ai ka shprehur kritika të ashpra duke vënë në shënjestër administratën e tij.

Në mesazhin e lënë, ai ka sqaruar se zyrtarët e lartë të administratës ishin objektivat e tij, ashtu si edhe agjentët e Shërbimit Sekret, por këta të fundit “vetëm nëse do të ishte e domosdoshme”, duke kërkuar që ata vetëm të paaftësoheshin e jo të vriteshin, nëse një gjë e tillë do të ishte e mundur.

Në fund, ai ka shtuar se të ftuarit dhe punonjësit e hotelit “nuk ishin në asnjë mënyrë shënjestra” dhe se policia e Kapitolit, Garda Kombëtare apo sigurimi i hotelit nuk do të sulmoheshin, përveç rasteve kur ata do të qëllonin në drejtim të tij, raporton SkyNews./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme