Xhelozi dhe dinamika në “Love Island Albania”

0 minutes, 50 seconds Read

Mbrëmjen e së dielës ka nisur “Love Island Albania” në TV Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës, një spektakël i cili solli mjaft të papritura.

Surpriza ishte që në episodin  e parë teksa 4 vajza u fokusuan në të njëjtin djalë. Gjatë ditëve në vazhdim duket se ishullorët janë ambientuar me njëri-tjetrin, por nuk kanë munguar as dinamikat dhe xhelozitë mes tyre.

Ka qenë Arlindi ai që trazoi ujërat si “Bombshell” i parë, dhe nxiti paksa inatet e djemve, kur tërhoqi vëmendjen e të gjitha vajzave. Ndërkohë që në episodin e së martës, pamë që ai zgjodhi Sofielën, duke e lënë Glenin beqar dhe duke rrezikuar eliminimin e tij.

Por mbetet për t’u parë nëse kjo zgjedhje ishte me zemër apo për hir të lojës. Sesi do të vijojë kjo histori, mund ta ndiqni të mërkurën në “Love Island Albania” në orën 18:20 në TV Klan.

Publikime te ngjashme