Xhaka ia kujton serbëve shqiponjën me një video në ‘Instagram’, përcjellje speciale për shqiptarin në Serbi

1 minute, 53 seconds Read

Zvicra do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian Euro 2024 në sfidën e parë që do ta luajnë në udhëtim te Bjellorusia.

Por duke marrë parasysh se bjellorusët e kanë të ndaluar t’i zhvillojnë ndeshjet në vendin e tyre, ata kanë zgjedhur Serbinë ku do të luajnë.

Duke marrë parasysh historinë e Granit Xhakës me Serbinë, Federata e Futbollit të Zvicrës ka vendosur për sigurim të shtuar dhe special dhe sytë e të gjithëve janë te Granit Xhaka.

Gazeta zvicerane Blick ka publikuar një reportazh nga Beogradi, ku shkruan se aty është gjithçka qetë.

“Udhëtimi i Kombëtares në Beograd të premtën mbrëma për ndeshjen kualifikuese kundër Bjellorusisë është i qetë dhe efikas. Në dalje të terminalit VIP ka njësi speciale të policisë, në mbështetje të sigurimit zvicera. Pas uljes në aeroportin e Beogradit, trajneri Murat Yakin na jep një buzëqeshje dhe thotë se fluturimi ishte ‘top’”, shkruan Blick.

Ditën e djeshme Xhaka shpërndau një video duke bërë shqiponjën dy krenare.

“Në fokus është Granit Xhaka i cili shpërndau një video duke bërë shqiponjën dy krenare, video e postuar nga gruaja e tij Leonita në ‘InstaStory’. Kapiteni i Zvicrës është i blindur nga sigurimi zviceran rrugës për në autobusin e ekipit. Xhaka kishte bërë shqiponjën dy krenare në vitin 2018 në Rusi në fitoren 2-1 ndaj Serbisë, derisa vitin e kaluar prishtinasi kishte përplasje me futbollistët serb në fushë si dhe pas fitores 2-1 veshi fanellën Jashari, duke u cilësuar nga serbët si provokim”.

“SFV ka qenë e veditshme se Xhaka është një figurë e urryer në Serbi dhe për këtë arsyeje ka një mbrojtje të veçantë. Por frika zhduket shpejtë, pasi në aeroportin e Serbisë, përveç gazetarëve zviceran askush nuk është interesuar për kombëtaren zvicerane”, shkruan Blick.

Bjellorusia dhe Zvicera përballen në Novi Sad me fillim nga ora 18:00, derisa për Zvicrën në këtë duel do të luaj vetëm Granit Xhaka.

Në listën e Murat Yakin ishin edhe Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, por ata mungojnë shkaku i lëndimeve./Telegrafi

Publikime te ngjashme