Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas takimit që ka pasur sot me të sanksionuarin e SHBA-së Millora Dodik, ka vazhduar avazin e tij të vjetër, duke thënë se Serbia aktualisht është duke u ballafaquar me ditë të vështira e duke pretenduar se paqja është interes kyç i serbëve.
Vuçiq ka folur për dialogun me Kosovën, duke thënë se s’ka zgjidhja tjetër përveç procesit të dialogut “me respektim të Rezolutës 1244, Marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacionit”, transmeton Gazeta Express.
“Në deklaratën që po bëjmë, kemi biseduar për Kosovën për detyrimin për të respektuar Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarët nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes tek ai, respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, përmbushja e detyrimeve, formimi i Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, ka thënë Vuçiq.