Vuçiç vazhdon me presion drejtë serbeve të Kosovës: “..ata nuk t’i shërbejnë interesave të huaja..”

0 minutes, 59 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se në katër komuna në veri të Kosovës deri më tani kanë dalë në zgjedhje vetëm pak serbë dhe se kjo tregon se serbët nuk do t’i shërbejnë interesave të të tjerëve.

“Ata synojnë të vendosin qeverinë e njerëzve që nuk mund të marrin as një ose dy për qind të votave, që nuk jetojnë në veri të Kosovës. Për të gjitha këto na kërkuan miratimin dhe pëlqimin tonë dhe me krenari duhet t’ju them se deri në këtë moment kanë dalë vetëm pak serbë, nuk e ekzagjeroj, vetëm disa serbë në të katër komunat së bashku”, tha Vuçiq.

Sipas tij, serbët nuk do të dëgjojnë askënd dhe nuk do t’i shërbejnë interesave të askujt, por se siç tha ai “serbët duan t’u shërbejnë interesave të tyre dhe se duan paqe me të gjithë”.

Sot serbët, theksoi ai, dinë të reagojnë në çdo mënyrë dhe në mënyrë unike ndaj çdo lloj presioni që vjen nga jashtë.

Publikime te ngjashme