Para disa minutave në parkingun para qendrës tregtare “Mavrovasja” ka ndodhur një vrasje, për të cilën nuk dihen ende shkaqet e saj.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur jashtë makinës së të ndjerit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua.
Tashmë ambulanca është në vendin e ngjarjes e cila po bën tërheqjen e trupit, derisa gruas që ishte prezent i është konfirmuar vdekja e personit.
Pritet që autoritetet më vonë të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje.