Vritet një grua në Prishtinë – Policia jep detaje

0 minutes, 43 seconds Read

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se PK-ja ka marrë informatë rreth orës 20:20, për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

“Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete”.

Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas Ahmetit, mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit./Telegrafi

Publikime te ngjashme