U miratuan këtë të martë ministrat e rinj të qeverisë, të propozuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin që zhvilloi Partia Socialiste më 28 korrik.
Megjithatë seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e ndryshimeve në qeveri, u shoqërua që në nisje me përplasje dhe debate të ashpra.
Ka qenë Gazment Bardhi i cili ka hedhur akuza në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa ka përplasur edhe duart në Foltore duke shkaktuar zhurmë dhe kaos.
Ndërsa nga ana e saj, Nikolla i bëri të ditur, se Bardhi është i përjashtuar nga seanca.
Ndërkohë në këtë seancë të jashtëzakonshme janë votuar tre ministrat e rinj, Parlamenti miraton Ervin Hoxhën, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj. Elisa Spiropali i miratua me 75 vota pro kryetarja e re Kuvendit të Shqipërisë.
Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhënien me:
79 vota pro
2 abstenim
2 vota kundër
Shkarkimi Ervin Metes, ministër Financave me:
78 vota pro
2 abstenim
5 vota kundër
Shkarkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes me:
78 vota pro
2 abstenim
0 vota kundër
Shkarkimi i Taulant Ballës, ministër i Brendshëm me:
84 vota Pro
2 kundër
Emërimet e reja
Petrit Malaj, ministër i Financave,
Pro: 77 pro
2 abstenim
14 kundër
Pirro Vengu. ministri i Mbrojtjes
77 pro
2 abstenim
12 kundër
Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm
76 pro
2 abstenim
11 kundër
Taulant Balla, ministër për Parlamentin
78 pro
9 kundër
asnjë abstenim./abcnews.al