Vjen reagimi i qeverisë së Kosovës pas lirimi të Radoiçiqit nga drejtësia serbe!

0 minutes, 50 seconds Read

Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pas lirimit të terroristit Milan Radoijçiq nga paraburgimi.

Ai tha se Serbia ka mbështetur terrorizmin në shtetin fqinj dhe thotë se arrestimi dhe lirimi i tij është vetëm shfaqje në media.

“Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë mbështeti terrorizmin në Kosovën fqinje. Arrestimi dhe lirimi i një terroristi kryesor është vetëm për të marrë vëmendjen e mediave. Manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.

Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar se e ka liruar nga mbajtja ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.

Publikime te ngjashme