Një video e fuqishme e postuar në rrjetet sociale me titullin “Kosova është një mallkim për pushtuesit” ka bërë bujë të madhe online. Videoja tregon Adem Jasharin dhe Hamëz Jasharin, duke mbajtur fjalime për heroizmin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës përballë pushtuesve. Në sfond është edhe videoja e Millosheviqit ku thotë se “Kosova është Serbi dhe do të mbetet Serbi”, ndërsa përgjigjia e heronjëve të Kosovës është: “Kosova është mallkim për pushtuesit, nuk duron këmbë të huaj…”
Postimi, i cili ka ngjallur emocione të forta tek shikuesit, ka përfituar mijëra reagime dhe komente nga përdoruesit. Shumë komentues e kanë cilësuar si një kujtesë të fortë për luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Reagimi ndaj videos ka qenë i madh, me përdoruesit që e ndajnë atë në rrjetet e tyre sociale, duke e përshkruar si një moment historik që frymëzon brezat e rinj për të kujtuar të kaluarën dhe për të vlerësuar sakrificat që janë bërë për pavarësinë e Kosovës që e gëzojmë sot.
@dplusks Videoja e Hamëz e Adem Jasharit ngjall emocion! Kosova është një mallkim për pushtuesit e huaj… 🇦🇱🇦🇱 #AdemJashari #hamëzjashari#Kosova ♬ original sound – DesignPlus