Vërshime në Opojë, gjendje alarmante në disa fshatra

0 minutes, 31 seconds Read

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të Opojës.

Gjendje më alarmante paraqitet në fshatrat Bresanë, Zaplluxhë, Kuk, Kullibeg, Blaç dhe fshatra të tjera të Dragashit, ku uji tashmë ka vërshuar edhe shtëpitë, transmeton Telegrafi.

Burime të Telegrafit nga këto zona bëjnë të ditur uji ka depërtuar nëpër shtëpitë e këtyre fshatrave.

Qytetarët kanë shpërndarë video në rrjetet sociale për të përshkruar gjendjen e rëndë si rrjedhojë e vërshimeve.

Institucionet e sigurisë kanë apeluar për kujdes të shtuar, shkaku i situatës emergjente.  

 

Publikime te ngjashme