“Veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK”, Hekuran Murati për sulmet në Kuvend Viber IconINDEKSONLINEE Premte, 14 Korrik 2023 17:18

0 minutes, 49 seconds Read

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar për rastin e djeshëm në Kuvend.

Ai thotë se veprimet e PDK-së ishin të paramenduara.

May be an image of text

Postim i plotë:

Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë.

Se kush kë e sulmoi, qytetarët e kanë parë në video. Shpresoj që edhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët.

A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata.

Publikime te ngjashme