“Veprim arbitrar”: Adnan Rrustemi zbërthen shkeljet e supozuara të dekretit për shpërndarjen e legjislativit

1 minute, 33 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, e ka cilësuar si akt arbitrar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke vlerësuar se ky vendim bie ndesh me parimet themelore të Kushtetutës.

Ai ka sqaruar në detaje se si akti më i lartë juridik i vendit e parasheh rrugën ligjore drejt shpërbërjes së organit ligjvënës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Më lejoni të nënvizoj që në fillim se ky veprim për ta shpërndarë Kuvendit dhjetë ditë para kohe është në mospërputhje të hapur me Kushtetutën. Është një hap arbitrar që cenon bazamentin juridik dhe funksionimin e rregullt të institucioneve tona. Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk lejon interpretime të lira sa u përket afateve të shpërbërjes. Në rrethanat aktuale, për sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Kushtetuta njeh vetëm dy skenarë për shpërndarjen e Kuvendit: dështimin pas raundit të tretë sipas nenit 86, paragrafi 6, edhe nëse ka kuorum, ose skadimin e afatit 60-ditor pa rezultat. Meqenëse jemi vetëm në ditën e parë të këtij afati 60-ditor dhe mbeten edhe 59 ditë të tjera për tentime parlamentare, ky dekret është i pambështetur”, deklaroi Rrustemi gjatë konferencës së Grupit Parlamentar të LVV-së.

Ai ka ngulmuar se ky akt zyrtar paraqet një shkelje të plotë të dispozitave që garantojnë stabilitetin e rendit juridik në Kosovë.

“Padyshim, ky dekret përbën një cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ta kontestuar këtë vendim dhe për të kërkuar masë të përkohshme. Synimi ynë është të pezullojmë efektet e këtij dekreti që pamundëson funksionimin legal të institucioneve dhe cenon vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, përfundoi ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme