Ultimatum nga Teherani: Dimona në shënjestër, Irani paralajmëron goditje bërthamore nëse tentohet rrëzimi i regjimit

0 minutes, 52 seconds Read

Teherani zyrtar do të shënjestrojë qendrën bërthamore izraelite, Dimona, në rast se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tentojnë ndryshimin e dhunshëm të pushtetit në Iran, ka raportuar të mërkurën agjencia gjysmëzyrtare iraniane ISNA, duke u thirrur në një zyrtar të lartë ushtarak, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Reaktori i Dimonës, i njohur zyrtarisht si Qendra për Hulumtime Bërthamore “Shimon Peres Negev”, është i lokalizuar në thellësi të shkretëtirës së Negevit, rreth 13 kilometra në juglindje të qytetit homonim.

Design Plus Carousel Ad

Ndonëse Izraeli insiston zyrtarisht se ky kompleks shërben ekskluzivisht për “qëllime kërkimore shkencore”, raportimet e inteligjencës sugjerojnë se ky reaktor ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt në prodhimin e materialeve të nevojshme për programin e armatimit bërthamor të shtetit izraelit.

Besohet se Izraeli ka arritur të prodhojë armët e para bërthamore që në vitin 1967, ndërsa vlerësimet ndërkombëtare tregojnë se arsenali i tyre aktual luhatet diku mes 80 dhe 400 koka bërthamore./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme