Ukrainasit vrasin 80 mercenarë rusë të Wagnerit dhe 119 tjerë i plagosin – e pësuan në Bakhmut derisa po tërhiqeshin

1 minute, 37 seconds Read

Ukraina ka njoftuar se forcat e saj kanë vrarë shumë mercenarë rusë të Wagner-it, ndërsa ata përpiqeshin të tërhiqeshin nga qyteti i sulmuar i Bakhmutit.

“Rreth 80 luftëtarë të Wagner u vranë dhe 119 të tjerë u plagosën, pasi trupat ukrainase sulmuan pozicionet e tyre ndërsa ata tërhiqeshin nga qyteti lindor”, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.

Kreu i këtij grupi famëkeq rus, Yevgeny Prigozhin, ka njoftuar javën e kaluar se njësitë e mercenarëve të tij po tërhiqen nga Bakhmuti pasi atje janë pozicionuar ushtria e rregullt ruse – duke pranuar se 20 mijë pjesëtarë të Wagnerit janë vrarë në fushëbetejë në këtë qytet në lindje të Ukrainës.

Beteja për Bakhmutin po vazhdon për më shumë se një vit, duke bërë që gjithçka që ishte ndërtuar në këtë vend të shkatërrohet nga sulmet e vazhdueshme.

Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se njësitë që operojnë në lindje të vendit, kanë arritur të eliminojnë 80 mercenarë të Wagnerit derisa ata po tentonin të tërhiqeshin nga qyteti.

“Ditëve të fundit kemi parë rritje të intensitetit të luftimeve mes nesh dhe rusëve”, tha Cherevatyi, duke theksuar se forcat pushtuese po ndërrojnë vazhdimisht taktikat e luftës me shpresën se do të arrijnë të fitojnë terren – por se sipas tij deri më tani një gjë e tillë nuk është realizuar.

Pamjet e filmuara me dron, shfaqin ushtarët ukrainas me tanke, mjete të ndryshme të blinduara që godisnin pa ndërprerë pozicionet e rusëve që po bëheshin gati të tërhiqeshin nga Bakhmuti.

Ata ishin zënë në befasi, pasi kjo mund të shihet edhe nga videoja, ku predhat i godasin krejt befasishëm, e këmbësoria fillon të ikë me shpresën se do t’i shpëtojnë vdekjes.

Publikime te ngjashme