Ukraina regjistron fitore në jug të vendit, Shtëpia e Bardhë: Ushtria e Kievit ka bërë përparim të dukshëm

0 minutes, 51 seconds Read

Forcat e Ukrainës kanë bërë “përparim të dukshëm” në përpjekjet e tyre kundër pozicioneve të fortifikuara ruse në jug të vendit, ka deklaruar sot qeveria amerikane.

Zëdhënësi i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se këto objektiva u arritën në 72 orët e fundit në jug të Zaporizhzhias. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha për CNN se forcat e Kievit po përparonin, por “situata është e ashpër”.

Rusia pretendon se ka marrë epërsi strategjike pranë qytetit të Kupiansk në veri-lindje të Ukrainës. Kirby tha se vetë Kievi e kishte pranuar se ofensiva në jug, që synonte ndarjen e korridorit tokësor rus drejt Krimesë, po vijonte më ngadalë sesa pritej.

“Ata kanë arritur njëfarë suksesi kundër asaj linje të dytë të mbrojtjes ruse,” tha ai. Më herët gjatë javës, ushtria e Ukrainës tha se kishte pushtuar fshatin Robotyne në rajonin e Zaporizhzhia.

Publikime te ngjashme