Ukraina humb durimin, ‘Na jepni ato Patriots të m*llkuar’!

1 minute, 51 seconds Read

Na jepni ato Patriots të mallkuar! E ashpër dhe pa filtra ishte thirrja e ministrit të jashtëm Ukrainas, Dmitro Kuleba në një sinjal të frustrimit në rritje të Kievit për hezitimin e ndërkombëtarëve për të furnizuar Ukrainën me armatimet jetësore.

Ukraina po përballet me intensifikim të fushatës së bombardimeve, veçanërisht pas sulmi në Moskw, me Rusinë që po shënjestron infrastrukturë energjitike dhe zona banimi. Nëse do të kishim mjaftueshëm sisteme të mbrojtjes ajrore, pra Patriots, do të ishim në gjendje të mbronim jo vetëm jetën e qytetarëve tanë por edhe ekonominë tonë nga shkatërrimi.

Edhe pse Ukraina nuk ka kërkuar kurrë dërgimin e trupave ushtarake evropianë në territorin e saj, Kuleba tha në intervistën për Politico, se krerët e BE duhet të mësohen me idenë se kjo ditë mund të vijë…” nëse Ukraina humb, putin nuk do të ndalet’, paralajmëroi ministri i jashtëm.

Sakaq presidenti Zelenski reagoi ndaj pretendimeve të Putin për përfshirje të Ukrainës në masakrën e së premtes në Moskës… Sipas tij, terroristi është Putin dhe jo Ukraina.

“Putin foli sërish për veten, gjatë një fjalimi televiziv. Ai edhe një herë akuzoi Ukrainën. Është një krijesë e sëmurë dhe cinike. Në mendjen e tij të gjithë janë terroristë, përveç atij, edhe pse për dy dekada është ushqyer me terrorin.”, tha Zelensky.

Në një deklaratë mbrëmjen e së hënës, shefi i Kremlinit pranoi për herë të parë se sulmi kundër sallës së koncerteve në Moskë ishte kryer nga radikalët islamistë, por theksoi se ngjarja i shkonte për shtat fushatës së indimidimit nga Kievi, shkruan A2CNN.“Kjo masakër mund të jetë thjesht një lidhje në serinë e të gjitha përpjekjeve te atyre që kanë qenë në luftë me vendin tonë që prej 2014-s, nga duart e regjimit neo-nazist. Sipas tij organizatorët e sulmit synonin të mbillnin panik dhe mosmarrëveshje në shoqërinë ruse, por ishin përballur me unitet dhe vendosmëri për ti rezistuar të keqes.

Publikime te ngjashme