Trumpi me deklarata të forta në prag të bisedimeve: Irani po humb shumë në këtë konflikt

1 minute, 25 seconds Read

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po pëson humbje të mëdha në konfliktin aktual, pikërisht në kohën kur në Islamabad po nisin bisedimet zyrtare. Përmes këtij qëndrimi, kreu i Shtëpisë së Bardhë duket se kërkon të projektojë forcë përpara fillimit të procesit diplomatik.

Në një postim të gjatë në platformën Truth Social, Trump ka sulmuar mediat, duke pretenduar se ato “pëlqejnë të thonë se Irani po fiton”. Sipas tij, realiteti është tërësisht ndryshe dhe se të gjithë e dinë që pala iraniane po humb vazhdimisht dhe në përmasa të mëdha, raporton BBC dhe përcjell Klankosova.tv.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Më tej, ai ka renditur ato që i quan dështime të njëpasnjëshme të Iranit, duke ripërsëritur pretendimet e administratës së tij mbi dëmet ushtarake. Trump theksoi se Marina dhe Forcat Ajrore iraniane janë asgjësuar, ndërsa mbrojtja kundërajrore dhe sistemet radar nuk ekzistojnë më. Sipas tij, fabrikat e raketave dhe dronëve janë shkatërruar masivisht.

Në mbyllje të postimit të tij, Presidenti Trump u ndal edhe te eliminimi i krerëve iranianë, duke përdorur një shprehje që ka nxitur diskutime: “Më e rëndësishmja, ‘udhëheqësit’ e tyre afatgjatë nuk janë më me ne, lavdi i qoftë Allahut!”.

Duke iu referuar minave detare të vendosura nga Irani, ai bëri të ditur se SHBA-ja tashmë ka filluar operacionin për pastrimin e Ngushticës së Hormuzit. Këtë angazhim ushtarak, Trump e ka cilësuar si një “favor” që po u bëhet vendeve në mbarë botën për të garantuar tregtinë e lirë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme